BallinaRegjionaleReagon dega e PDK-së në Skenderaj: Jemi më të fortë se kurrë

Reagon dega e PDK-së në Skenderaj: Jemi më të fortë se kurrë

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj ka reaguar pas një lajmi se gjoja disa anëtarë e kanë braktisur këtë degë, duke thënë se PDK është më e fortë se kurrë.

PDK ka njoftuar se dega e saj në Skenderaj është shumë stabile dhe se vazhdon të fuqizohet edhe më tutje.

Lexoni reagimin e plotë të PDK-së:

Shkrimet e sotme në disa media elektronike për gjoja braktisje të PDK-së nga një pjesë e anëtarësisë dhe kalimi në një subjekt tjetër, nuk janë të vërteta. Janë plotësisht të pavërteta pohimet e të cituarve nga mediat për kalim të anëtarësisë në ndonjë subjekt tjetër politik.

PDK në Skenderaj, që nga themelimi ka pasur dhe vazhdon të këtë elektorat stabil dhe përgjatë gjithë këtyre viteve të funksionimit ka pasur në vazhdimësi rritje të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj.

Tendenca për të paraqitur situatën brenda strukturave të PDK-së si të tensionuar, nga individë që  nuk kanë arritur të realizojnë qëllime personale brenda subjektit tonë politik, është me prapavijë të qartë personale dhe me ambicie për të marrë merita të paqena brenda PDK-së. PDK nuk ka qenë dhe nuk do të jetë vend ku individë të caktuar mund të realizojnë qëllime personale duke shfrytëzuar masovitetin e subjektit politik të krijuara që 17 vite.

Meritokracia është vlerë të cilën PDK  e ka krijuar do ta ruaj dhe do ta promovojë, duke shmangur në secilin rast luftën brenda saj për qëllime personale.

PDK në Skenderaj ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur për të gjithë ata individë dhe grupe individësh që përqafojnë konceptin politik evropian që përfaqëson./drenicapress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz