back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeMe dështimin e LDK-së, në pushtet 'kriminelët'

Me dështimin e LDK-së, në pushtet ‘kriminelët’

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Donika Gërvalla thotë se LDK-së i duhet një reformë e thellë. Sipas saj, nëse dështon LDK-ja, atëherë pushtetin mund ta marrin “kriminelët dhe radikalët”

Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i duhet një reformë e thellë si ajri për të jetuar, ndërsa grupi rreth Isa Mustafës LDK-së së Ibrahim Rugovës po ia merr frymën pak nga pak.

Kështu ka thënë gjatë një interviste për “Zërin” kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla. Gërvalla, e cila u nxor zvarrë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së më 20 maj, ka thënë se LDK-ja aktuale dhe njerëzit e dobët të saj kanë frikë dhe prandaj frikësohen nga kokat e pavarura me argumente të forta.

Sipas saj, prej vdekjes së presidentit Rugova, LDK-ja vazhdimisht keqpërdor statutin e saj. Në këtë frymë ajo thotë se edhe vetë kryetari i partisë, Isa Mustafa, është zgjedhur në mënyrë jolegale.

Ndërkohë sa i përket incidentit që ndodhi më 20 maj, Gërvalla thotë se ata persona asnjëherë nuk do të guxonin t’i preknin asnjë fije floku dikujt nga i cili do të llogarisnin reagime të dhunshme.

Ajo më tutje zbulon se pavarësisht tentimit që disa herë të takohet me Kryesinë Qendrore të LDK-së, ata nuk kanë pranuar.

Ndërkohë akuzon rëndë edhe Ismet Beqirin, siç thotë ajo, si një person pa kurriz.

- Advertisement -

Të Fundit