back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeDeputetët në shtëpi, pagat në konto

Deputetët në shtëpi, pagat në konto

Të ngjajshme

KQZ zhvillon sot mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e...

U eliminua nga Kupa e Holandës, Robin van Persie mbrëmë pati një fjalosje me tifozët

Skuadra e Feyenoordit është eliminuar herët nga Kupa e...

NATO me buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e...

Krasniqi pas hapjes së fushatës: E nisëm në Prizren, për të vazhduar në mbarë Kosovën

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas hapjes së fushatës...

Deputetët e opozitës i kanë bërë gati tre muaj, kur kanë vendosur ta bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës. Por, pavarësisht kësaj, ata vazhdojnë t’i marrin pagat bazë në vlerë 1488 euro. Vetëm bojkoti i 31 deputetëve opozitarë Kosovës i ka kushtuar 138 mijë e 384 euro në total. Por, hiç më të mirë nuk janë as deputetët “ngelaqë” të mazhorancës, të cilët regjistrohen për mëditje dhe ikin nga seanca

Kjo nomenklaturë e Kuvendit të Kosovës po dëshmohet se është më e dobëta e të gjitha legjislaturave të pasluftës, me deputetët më të papërgjegjshëm dhe të padëgjueshëm, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Legjislativi i pestë që nga themelimi po ballafaqohet me probleme, fillimisht për shkak të rebelimit të deputetëve opozitarë dhe bojkotimit të tyre, e tash së fundi edhe për mungesë të kuorumit, pasi që vetë deputetët e mazhorancës, si nxënësit “ngelaqë”, vetëm regjistrohen për mëditje, dhe ikin nga Kuvendi.

Deputetët e opozitës tash e tre muaj po e bojkotojnë punën e legjislativit, si shenjë kundërshtimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës.

Por pavarësisht bojkotit, deputetët opozitarë, sikurse edhe ata të koalicionit që mungojnë, vazhdojnë t’i marrin pagat bazë nga Kuvendi i Kosovës të cilat nuk janë edhe të vogla.
Nga përllogaritjet që ka bërë gazeta “Zëri”, del se tri partitë opozitare (LVV, AAK dhe “Nisma”) së bashku kanë 30 deputetë, por punën e Kuvendit po e bojkoton edhe deputeti i pavarur Ilir Deda

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz