back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajmeBiseda për kthimin e serbëve në Mushtisht, Mitrovicë

Biseda për kthimin e serbëve në Mushtisht, Mitrovicë

Të ngjajshme

Në takimin e tretë të Komisionit ndërministror për kthim, sot nëPrishtinë është folur për kthimin e serbëve të shpërngulurve në Mushtisht dhe në Mitrovicën veriore.

Kryesuesi i grupit të Punës, ministri për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq ka thënë se pret që miratimi i këtyre propozimeve do t’i kontribuojë zgjidhjes më të mirë të kthimit në këto dy vende, raporton radiokim, transmeton Koha.net.

„Shpresoj se në takimin e ardhshëm të Komisionit ndërministror, do të mund të konfirmojmë se kemi filluar me procesin e kthimi të njerëzve në këto dy lokalitete”, ka thënë Jevtiq.

Duke folur për situatën e sigurisë në Mitrovicën veriore dhe në Suharekë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme , Milan Radojeviq ka theksuar se raporti tremujor tregon se në periudhën e fundit nuk ka pasur incidente në ato vende dhe se pret që të mos ketë as në periudhën e ardhshme.

Në takim është folur edhe për pajisje me dokumente të të shpërngulurve në Mal të Zi e në Maqedoni si dhe për uzurpimin e pronave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz