back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeZyrtari i PDK’së në Skenderaj: Hoxhaj, Kuçi e Beqaj mos ta na...

Zyrtari i PDK’së në Skenderaj: Hoxhaj, Kuçi e Beqaj mos ta na mbajnë ligjërata, të punojnë nëpër degë

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

Përfaqësues i PDK’së në Skenderaj, Ramiz Shala, e ka kritikuar pak strukturën e partisë, duke i thënë Hoxhajt, Kuqit e Beqajt që të shkojnë në komunat e tyre të punojnë dhe më pas të vijnë e të mbajnë ligjërata.

Ai ka kërkuar nga Ministri Hoxhaj që të kthehet në Suharekë dhe ta fitojë këtë vend.

“Duhet me shku ne Suharekë me bo një kryetar të fortë, me i fitu zgjedhjet dhe më pas më na mbajtë ligjërata”.

Shala të njëjtin mesazh ia ka dhënë edhe Adem Grabovcit, Hajredin Kuqit dhe Xhavit Halitit.

“Shkoni në Pjesë fitojeni qytetin dhe më pas hajdeni e na mbani ligjërata”

Ndërsa Hajdar Beqajt dhe Besim Beqajt i ka thënë se duhet të kthehet në Gjakovë të punojë më shumë.

Ai mes tjerash ka thënë se dega e Skenderajt nuk do të vazhdojë të jetë “dega e përkëdhelur e partisë”.

“E kemi toleru Thaçin por nuk do të ju tolerojmë juve. Dega e Skenderajt nuk do të jetë degë e përkëdheljes sepse ne ju kemi bo voto dhe ministrat i keni bo të tjerët”- ka thënë Shala./GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz