Derisa po zhvillohej debati për marrëveshjen e MSA-së, nga deputetë të Opozitës, i vetmi në sallë ka mbetur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.
Në fjalimin e tij para deputetëve, Deda ka thënë se procesi i MSA-së, fillimin e ka që nga viti 2011.
Dhe për “inicimin” e saj, sipas tij, meritor, kryesisht është Zyra e Presidencës dhe disa personalitete tjera.
“Ne askush nuk na ka dhënë MSA, vetë e kemi kërkuar. Atëhere u vendos në tavolinë zyrtarisht kërkesa që kosova duhet të ketë MSA-në”, ka thënë Deda.
Në këtë kontekst, ai e ka vlerësuar gjithashtu arritjen e kësaj marrëveshje.
Madje sipas tij, kjo është njëra nga arritjet pas shpalljes së pavarësisë, pas vendimit të GJND-së.
“Kjo nuk është e njëjtë me ato të shteteve të tjera të Ballkanit, por është më e mirë se draftet e mëhershme që i janë ofruar Kosvoës”, ka thënë ndër tjerash Deda. /Telegrafi/