Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, e quajti MSA-në si një hap të rëndësishëm për vetë Kosovën dhe gjithë rajonin.
Duke premtuar kontributin konstruktiv në realizimin e kërkesave të MSA-së, Simiq theksoi veçmas rolin nxitës për zhvillimin ekonomik dhe ndërmarrësin në Kosovë, raporton Koha.net.
Ai tha se ky dokument paraqet detyrime shtesë për gjithë spektrin parlamentar, shtoi se Lista Serbe do të japë kontributin në përmbushjen e detyrave që shtron Marrëveshja e Stabilizim Asocimit midis Kosovës e Bashkimit Europian.