BallinaYmeri: Peticioni i opozitës, më i madhi që është bërë në Kosovë

Ymeri: Peticioni i opozitës, më i madhi që është bërë në Kosovë

pari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në konferencën për media ka thënë se peticioni i organizuar nga opozita është peticioni më i madh që është bërë ndonjëherë në Kosovë.

“ Peticioni i organizuar nga opozita e bashkuar që mblodhi mbi 200 mijë nënshkrime, është një peticion mjaftë i rëndësishëm, është ndër peticionet më të mëdha që janë bërë në Republikën e Kosovës.

Është peticion i cili e materializon kundërshtimin edhe mospranimin e qytetarëve karshi marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, dhe Demarkacionit”, ka thënë Ymeri, raporton Indeksonline.

Ymeri më pas ka theksuar se këta 200 mijë qytetarët janë qartazi në kundërshtim me këto vendime të Qeverisë, që do të thotë që kjo Qeveri siç po dëshmohet me këtë peticion është Qeveri që vendimet e veta nuk i vë në përputhje me interesat e qytetarëve, por me interesat personal.

Ymeri ka kërkuar që këto marrëveshje të anulohen dhe të tërhiqen