back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaThaçi merr mbështetjen e kongresit amerikan

Thaçi merr mbështetjen e kongresit amerikan

Të ngjajshme

Ish-luftëtari korean afro 3 metra e mban yllin e Tottenham si një foshnjë

Ylli i Tottenhamit, Son Heung-min, u përqafua si një...

Zgjedhjet lokale, KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim jashtë Kosovës

Nga 23 korriku kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi...

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Netanyahu pas videos së Hamasit që shfaq pengjet izraelitë: Tronditje dhe mizori pa kufij

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër pas publikimit...

Vuçiqi bisedon me Macronin, flasin edhe për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka...

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm, Hashim Thaçi, së bashku me ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollakun dhe ambasadorin Akan Ismaili janë pritur në takime të ndara nga senatori amerikan Chris Murphy dhe kongresmeni George Holding.
Zëvendëskryeministri Thaçi ka diskutuar me nikoqirët për zhvillimet e fundit në vend dhe për angazhimet e Kosovës brenda dhe jashtë shtetit.
Zëvendëskryeministri Thaçi gjithashtu i ka njoftuar ata për funksionimin e Qeverisë stabile dhe gjithëpërfshirëse, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për fokusin e institucioneve të Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit. Ndërsa, si e arritur është përmendur edhe situata e sigurisë në vend.
Nga ana tjetër, senatori Murphy, e ka përgëzuar zëvendëskryeministrin Thaçi për formimin e Qeverisë dhe progresin e arritur në Kosovë. Ai e ka vlerësuar lartë maturinë e Qeverisë së Kosovës në përballjen me sfidat e brendshme dhe të jashtme.

Duke kujtuar vizitën e tij në rajon, senatori Murhpy ka thënë se e ka parë se sa është i rëndësishëm për rajonin angazhimi i vazhdueshëm i SHBA-ve, sikurse edhe prania e BE-së.

“Edhe SHBA-të sikur edhe BE-ja, duhet të mbesin të angazhuara në rajon”, ka deklaruar Murphy.

- Advertisement -

Të Fundit