95 për qind e pacientëve në Intensivë janë të pavaksinuar
01Përditësuar më

Lexo edheDepartamenti i Shtetit inkurajon Kosovën e Serbinë të vazhdojnë moratoriumin mbi njohjet

Gjendje e rënduar vazhdon të jetë në Mjekimin Intensiv Qendror ku gjatë të enjtes është raportuar se edhe kapacitetet po shfrytëzohen në maksimum.
Gëzim Kunoviku, shef i ndërrimit në Mjekimin Intensiv në QKUK, ka thënë që po punojnë me kapacitetet maksimale.
“Edhe nga aspekti i personelit, jemi në një numër të limituar dhe është një punë mjaft intensive që është duke u bërë. Kapaciteti jonë është 26 shtretër ndërsa për momentin janë 22 pacientë, që do të thotë janë vetëm katër vende të lira”, ka deklaruar ai për KlanKosova.

Lexo edheDepartamenti i Shtetit inkurajon Kosovën e Serbinë të vazhdojnë moratoriumin mbi njohjet
“Kjo gjendje mund të ndryshojë për shkak të transfereve, por kapaciteti është ky. Poashtu e kemi të njëjtën gjendje nga mjekim intensiv i Infektivës, pasi është kapaciteti i vogël”, ka thënë ai.
Tutje Kunoviku ka thënë që 95 përqind e të shtrirëve janë të pavaksinuar, ndërsa ata që janë të vaksinuar sipas tij, kanë edhe sëmundje shoqëruese.