949 Qendra Votimi për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
dp

Lexo edheSezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është: 949.
Nga ky numër i përgjithshëm, 911 Qendra të Votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, vetëm për votimin me kusht.
Gjithashtu, KQZ mori vendim për miratimin e listës së 38 Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), në të cilat do të zhvillohen aktivitet pas ditës së zgjedhjeve për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve.

Lexo edheSezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike