BallinaRegjionaleMitrovicë9 persona të lënduar në një aksident në Mitrovicë, me tyre edhe...

9 persona të lënduar në një aksident në Mitrovicë, me tyre edhe dy fëmijë

Të ngjajshme

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Mitrovicë, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Doberllukë të Mitrovicës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe shtatë pasagjerë, në mesin e tyre dy fëmijë.

Të lënduarit janë dërguar në QKMF në Vushtrri për trajtim mjekësor, e më pas në Spitalin Rajonal në Mitrovicë./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz