8 vjeç në universitet

Një djalë vetëm tetë vjeç po përgatitet për të filluar universitetin pas një viti e gjysmë që ju desh për të përfunduar shkollën e mesme.
Laurent Simons, nga Belgjika ka një koeficient inteligjencë prej 145 dhe e ka marrë diplomën e gjimnazit në një klasë me 18-vjeçarët.
Atij do ti duheshin edhe gjashtë vite për të përfunduar shkollën, por falë aftësive të tij, vetëm në pak kohë do të nisë universitetin.

Lexo edheJa çfarë mrekullie bën makiazhi… mund të mos e njiheni as gruan tuaj! (FOTO)
8-vjeçari thotë se më përpara dëshironte të behej kirurg ose astronaut, por tani do të vazhdojë universitetin për degë kompjuterike, pasi lënda e tij e preferuar në shkollë ishte matematika sepse në të gjen statistika, gjeometri dhe algjebër.
Koefiçenti më i lartë i inteligjencës është 160 dhe këtë numër e ka arritur vetëm fizikanti Albert Ajnshtajn, ndërsa djaloshi 8-vjeçar ka një diference prej vetëm 15 pikësh nga personi që mban vendin e parë si më i zgjuari në botë.














