8 deputetë (emrat) e VV mund të formojnë grup të ri parlamentar
Janë 8 deputetë të Vetëvendosjes që haptazi kanë dal kundër idesë që ish-lideri Albin Kurti, të rikthehet në krye të partisë.
Përplasjet u shfaqen kur doli një bisedë në mes deputetëve të kësaj partie, e ku deputetja Aida Dërguti e quajti Kurtin, m…
Tetë deputetët që janë shprehur haptas kundër Kurtit janë: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Fisnik Ismaili, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Faton Topalli.
Të gjithë këta nëpër rrjete sociale kanë shprehur qëndrim kundër Albin Kurtit, ndërsa kreu i kësaj partie Visar Ymeri mbërëmë në një intervistë tha se nuk përjashtohet mundësia që kjo parti të ndahet.
Por numri i deputetëve të pakënaqur mund të rritet, pasi janë një pjesë e tyre që nuk janë deklauar publikisht.
Deri më tani nuk janë deklaruar: Besa Baftiu, Driton Çaushi, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Salih Salihu, Adem Mikollovci, Sami Kurteshi, Saranda Bogujevci, Ali Lajçi, Valon Ramadani, Frashër Krasniqi (në burg ), shkruan lajmi.net.

Lexo edhePresidenti Thaçi: As plagët në trup nuk e ndalnin Mujën nga frontet e luftës
Ndrësa në mbështetje të Kurtit kanë dalë: Arbër Rexhaj, Arbërie Nagavci, Fatrmire Kollqaku, Fitore Pacolli, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Xhelal Sfeqla e Sali Zyba.
Ismajl Kurteshi, ende nuk është deklaruar, por nuk ka mbajtur anë. Ka kërkuar unifikim brenda subjektit.
Paralajmërimi i Ymerit që partia mund të ndahet, do të sillte afër dhjetë deputetë që do të ndaheshin nga Grupi Parlamentar i VV-së, të paktën deri më tani 8 janë deklaruar kundër Kurtit.
Për të krijuar një grup parlamentar duhen së paku 6 deputetë.














