7 raste të reja me COVID-19 në rajonin e Drenicës
03

Lexo edheDrenasit shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 488 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 112 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Prej 112 rasteve të reja sa janë regjistruar në Kosovë, 7 raste janë nga rajoni i Drenicës.
Në komunën e Drenasit janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus, ndërsa në komunën e Skenderajt 3 raste të reja. /DrenicaPress/

Lexo edheDrenasit shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur