BallinaLajme63 vota pro projektligjit për çmimet bazë: VV e shtyn përpara, opozita...

63 vota pro projektligjit për çmimet bazë: VV e shtyn përpara, opozita kundër procedurës së përshpejtuar

Të ngjajshme

Arbeloa lë jashtë tre yjet e skuadrës për ndeshjen ndaj Gironas

Real Madrid sonte do të përballet me Gironan, ndeshje...

Juventus vendos përfundimisht për Spallettin

Juventus ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Luciano...

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare

Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut është...

63 vota për 22 kundër asnjë abstenim votohet Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Kundërshtime pati nga partitë opozitare për thirrjen e seancës.

Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci foli për qëllimin e këtij projektligji.

“Kryetare e Kuvendit, ashtu sipas kërkesës që kemi dërguar tashmë deputetët nënshkrues, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme që ky projektligj ka për qytetarët dhe me qëllim që të jepet mundësia që edhe deputetët gjatë ditëve në vijim të japin kontributet e tyre, kemi parashikuar që të shqyrtojmë në seancën e sotme. I ftoj të gjithë deputetët që të mbështesin këtë propozim tonin dhe të japin hapësirë për miratimin e projektligjit”, tha Nagavci.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se është e papranueshme shamngia nga procedura.

“Për PDK-në është e papranueshme shmangia e procedurës për me i shqyrtu ligjet. Rregullorja thotë qartë që duhet me kalu dy javë nga shpërndarja e ligjeve. Ne jemi dëshmitarë të gjithë këtu që po na vijnë ligje nëpër e-mail-a plot, edhe është e pamundur, edhe unë që jam jurist me i lexu edhe me i procesu të gjithë këto. Prandaj jemi kundër, edhe mbi të gjitha zonja kryetare, pyetja që e bëjmë ne si grup është: Pse është urgjente me i shqyrtu ligjet kaq të rëndësishme të Kosovës me procedurë të shpejtuar? Pse s’na jepni mundësi neve me i lexu, me analizu, me i dhënë qëndrimet tona, me propozu amendamente, që bëhet sa e kështu me radhë. Kjo kështu, domethënë kjo shpejtësi kështu, nuk e kuptojmë pse. Prandaj jemi kundër. Jemi kundër që të shmanget rregullorja dhe të miratohen me procedurë të shpejtuar”, tha Gruda.

Shefja e grupit parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku kundërshtoi këtë thirrjen e seancës dhe tha se LDK nuk do të ketë votë.

“Sot jemi thirrur në një seancë të jashtëzakonshme, jo për ndonjë urgjencë shtetërore ose kombëtare, po për shkak—as për shkak të ndonjë krize emergjente ose ekonomike, po jemi thirrur për t’i kaluar 10 ligje të zakonshme, të domosdoshme për qytetarët, por për t’i ikur procedurave të rregullta. Me i kalu 10 ligje pa debat, pa transparencë edhe pa përgjegjësi. Kjo nuk tregon diçka për urgjencën, tregon për tendencën për t’i ikur debatit parlamentar. Kjo është shmangie nga përgjegjësia e secilit deputet në këtë sallë. Ligjet nuk janë dokumente teknike që kalohen si në vijë prodhimi. S’janë as për numra, as për qëllime elektorale, por janë kontrata për me ua ndreq jetën secilit qytetar. E nëse janë të tilla, kërkohet debat, kërkohet analizë, kërkohet që këtu të kalohet vërtet atëherë kur jemi të sigurt për përmbajtjen e secilit prej këtyre ligjeve. Dhe sot po kërkohet që me emergjencë të kalohen këto kontrata për qytetarët e të kalohen ligjet vetëm sa për sy e faqe” tha Lushaku./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz