6 ministra të Ramushit me aktakuzë
Qeveria Haradinaj ka gjashtë ministra me aktakuza në përbërje të saj.
Kryeministri Ramush Haradinaj mund të jetë pyetur dhjetëra herë pse po vazhdon të mbajë në kabinetin e tij ministra me aktakuza. Ai nuk shkarkoi asnjë nga ta, përkundrazi, emëroi edhe një ministër tjetër, me aktakuzë.
Endrit Shala është prurja më e re në Qeverinë e Kosovës. Ai u emërua ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa ndaj tij është ngritur aktakuzë.
Janë edhe 5 zyrtarë të tjerë të lartë qeveritar me aktakuza, nisur nga zv.kryeministri Dardan Gashi, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe ministri i Inovacionit Besim Beqaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ky i fundit është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Lexo edheMinistri i Arsimit vuri gurthemelin edhe të një Shkolle të Mesme Profesionale
REL ka publikuar një grafikë me emrat e ministrave ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza, bashkë me rastet për të cilat akuzohen zyrtarët shtetërorë.














