57- vjeçarja niset për Gjermani, vdes në autobus në Prishtinë
03·

57 vjeçarja T.B në orët e para të mëngjesit të sotëm ishte nisur nga Peja me autobus për një udhëtim në Gjermani, por, me të mbërritur në Prishtinë ishte alivanosur. Më pas ekipi i Emergjencës kishte konstatuar vdekjen e saj, raporton Gazeta Express.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Në ora 7 në rrugën “Jusuf Gërvalla” është alivanosur T.B (1961), më pas është njoftuar Emergjenca ku është konstatu vdekja e saj”, tha Policia për Gazetën Express.

Lexo edheBiznesmeni shqiptar nga Turqia do të bëj investim milionësh në Kosovë
Gazeta Express mëson se T.B kishte probleme me tension dhe me zemër përderisa ka ndërruar jetë brenda në autobus. Destinacioni i autobusit ishte Kosovë-Gjermani.














