BallinaSport53 milionë eurot për “Bechtel&Enkan” ia humbën Kosovës gjashtë super stadiume

53 milionë eurot për “Bechtel&Enkan” ia humbën Kosovës gjashtë super stadiume

Të ngjajshme

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të...

FMN nxjerr raportin: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, radhitet menjëherë pas Moldavisë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për...

Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të parkut...

Kostoja shtesë prej 53 milionë eurove që shteti i Kosovës u detyrua t’ia paguajë kompanisë “Bechtel & Enka”, po të kthehej si investim në infrastrukturën e sportit do të rinovoheshin gjashtë stadiume të cilat i përmbushin kriteret e UEFA-s.

Kjo duke u bazuar në koston e rinovimit të stadiumit të Qytetit në Prishtinë e cila kap shifrën prej 8 milionë eurove, në vendin tonë mund të ishin rinovuar edhe gjashtë stadiume tjera në total me 48 milionë euro, kështu duke i kursyer thesarit të shtetit edhe pesë milionë euro tjera, shkruan GazetaBlic

Për pagesën shtesë prej 53 milionë eurove të cilat shteti i Kosovës ia dha kompanisë “Bechtel&Enka” për shkak të vonesave në kryerjen e pagesave të më hershme, përgjegjësinë nuk po e merr asnjëri nga zyrtarët e shtetit.

E kjo natyrisht i kushton më së shumti shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Vlen të theksohet se që nga përfundimi i luftës problemi më i madh në sportin e Kosovës është infrastuktura, gjë që pengon në zhvillimin e një loje të bukur dhe zbeh mundësinë e zbulimit të talentëve – të cilët në moshë të re heqin dorë nga sporti për shkak të kushteve të mjerueshme që janë në shumicën e stadiumeve futbollistike në vend.

Fillimi i punimeve për rinovimin e stadiumit të qytetit në Prishtinë ishte një lajm mjaft i mirë për gjithë sportistët, që prisnin një gjë të tillë ndër vite. Tashmë Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA dhe për të marrë pjesë në ndeshje të arenës ndërkombëtare, atëherë stadiumet duhet të jenë të nivelit të lartë dhe jo si në foton e mëposhtme.

Rinovimi i stadiumit të Prishtinës filloi në vitin 2016 dhe tani punimet janë në fazën finale. Sipas zyrtarëve të FFK-së rinovimi i këtij stadiumi do të kushtojë 8 milionë euro. Stadiumi i Qytetit në Prishtinë tashmë do të jetë vendi i FC Prishtinës dhe kombëtares së Kosovës. Me përfundimin e punimeve, sikurse Prishtina ashtu edhe Kosova do të luajnë ndeshjet në arenën ndërkombëtare në këtë stadium. Por pse të mos zhvillohet edhe më shumë futbolli i Kosovës? Pse ekipet tjera të Superligës të mos kenë stadiume sikurse Prishtina apo edhe Trepça? Liga përbëhet nga 12 ekipe dhe dy prej tyre për çdo vit do të sigurojnë daljen në Evropë (një në Ligën e Kampionëve dhe një në Europa League). Çdo klubit kosovar i duhet një stadium me kriteret e UEFA-s.

Paratë e dhëna për kompaninë e ndërtimeve “Bechtel&Enka” mund të ishin shfrytëzuar në sport – pa marrë parasysh në cilin dhe do të kishin ndihmuar shumë skuadrat për të ardhmen. Nëse marrim për bazë çmimin e rinovimit të stadiumit të Prishtinës – atëherë mund të kuptojmë se gjashtë stadiume të futbollit në shtetin e Kosovës mund të ishin rinovuar në përmasat e stadiumit të kryeqytetit. Një vend i vogël si Kosova me 2 milionë banorë, me shumë talenta në sportin e futbollit me gjashtë stadiume me nivelin e UEFA-s do të prodhonte shumë lobim, para apo me një fjalë mund të na shndërronte në një Brazil të vogël./GazetaBlic/L.J/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz