5 familje nga Skenderaj bëhen me shtëpi të re për 28 Nëntor
BILLI

Lexo edhe“E nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq rrugës në prehë”, personi që e dërgoi njërin nga nxënësit në Spital jep detaje

Bekim Jashari ka njoftuar se 5 familje nga Skenderaj do të festojnë 28 Nëntorin me shtëpi të re.
Jashari ka njoftuar se bashkë me kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin, sot në shënim të festës së madhe dorëzuan çelësat e shtëpive për 5 familje në nevojë të komunës sonë.
Njoftimi i tij:
5 familje nga Skenderaj do të festojnë 28 nëntorin me shtëpi të re
Bashkë me mikun tim, hoxhën e nderuar, kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, sot në shënim të festës së madhe dorëzuam çelësat e shtëpive për 5 familje në nevojë të komunës sonë.
Jam shumë i lumtur që bashkë me hoxhën Halil dhe donatorë tjerë brenda mandatit tim qeverisës kemi arritur t’i bëjmë me shtëpi apo banesa mbi 90 familje në nevojë.
Për këtë falënderoj zotin që na mundësoj t’i ndihmojmë këtyre familjeve, hoxhën e dashur Halil Kastrati, donatorët e kësaj shoqate dhe donatorë tjerë që ndihmuan familjet në nevojë.
Bashkë për humanizëm si vlerë identifikuese e kombit tonë!

Lexo edhe“E nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq rrugës në prehë”, personi që e dërgoi njërin nga nxënësit në Spital jep detaje
Urime 28 Nëntori!
Dita e Flamurit
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari
Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës