back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme45 aeroplanë nga Gjermania, Zvicra e Austria pritet të vijnë nesër e...

45 aeroplanë nga Gjermania, Zvicra e Austria pritet të vijnë nesër e pasnesër në Kosovë

Të ngjajshme

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Me fillim të këtij viti, partitë politike në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit ju kanë bërë thirrje diasporës së mbarë, të votojnë.

Disa prej tyre kanë votuar me postë, por një numër jo i vogël pritet të vijnë në Kosovë për të dhënë votën për partinë që preferojnë.

Nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, veç të premten dhe të shtunën pritet të vijnë 45 aeroplanë nga e mbarë diaspora në Kosovë.

Mërgimtarët nga Zvicra duket se do të jenë të shumtë me ardhjet e tyre.

Bujar Gashi, zyrtar për media në Aeroportin e Prishtinës ka bërë të ditur se të shtunën pritet të aterojnë në Aeroport 16 aeroplanë, ku shumica prej tyre do të jenë nga Zvicra.

“Më 12 shkurt pritet të aterojnë në ANP 16 fluturime, 9 prej tyre nga Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria (2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”, ka thënë Gashi.

Por një ditë para zgjedhjeve, pra të shtunën do të vijnë më shumë bashkatdhetarë në Kosovë, pasi pritet të aterojnë në Aeroportin e Prishtinës 29 aeroplanë, shumica prej tyre nga Zvicra.

Ndryshe, sot kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora.Votimi nga diaspora ka filluar më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt. KQZ ditë më parë ka njoftuar se votues nga diaspora janë 102 mijë, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz