Në një dokument ku përshkruhen kontratat e parashikuara, Departamenti amerikan i shtetit po planifikonte të blinte përgjatë këtij viti 400 milionë dollarë “Tesla të blinduar”. Megjithatë pasi u shfaqen raportime në media për mundësinë e konfliktit të interesit, marrë parasysh faktin që themeluesi i Tesla, Elon Musk”, ka marrë në administratën e Trump, dokumenti është përditësuar dhe është hequr emri i “Tesla”, duke e lënë vetëm “mjete elektrike të blinduara”, shkruan Time, transmeton Express.
Që nga e mërkura vonë, të dy versionet e parashikimit të prokurimit 2025 mbetën të disponueshme në faqe të ndryshme të Departamentit të Shtetit.
Versioni i mëparshëm që përmend Teslën liston gjithashtu prokurimin e planifikuar sipas Kodit NAICS 311999, një kod industrie për prodhimin e ushqimeve të ndryshme, ndërsa versioni më i ri, i cili thotë se është modifikuar në orën 21:12, më 12 shkurt, liston prokurimin e rishikuar të “Automjeteve Elektrike të Blinduara nën Kodin 61 AICS3” të rishikuar./Express/