4 persona ikin nga policia në Skenderaj, arrestohen më pas
BILLI
Lexo edheNë Vushtrri edhe qebaptoret nuk duan të punojnë të dieleve
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Skenderaj, pasi ata nuk zbatuan urdhërat e policisë rrugore.
“Njësiti policor derisa ishin në një pikë kontrolli të veturave, një veturë me targa vendore nuk është ndalur pas sinjalizimit të zyrtarëve policorë për ndalje. Zyrtarët policorë të cilët ishin në ndjekje të veturës kanë arritur ta ndalojnë, në të cilën gjendeshin katër (4) të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë”, thuhet në raportin policor.
Sipas policisë gjatë kontrollit të të dyshuarve dhe veturës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar./Drenicapress

Lexo edheNë Vushtrri edhe qebaptoret nuk duan të punojnë të dieleve