back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajme“3 Zall, 1 Cement”, rinia e PDK-së mbyll gropat në Prishtinë

“3 Zall, 1 Cement”, rinia e PDK-së mbyll gropat në Prishtinë

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Rinia Demokratike e PDK-së në Prishtinë ka mbajtur një aktivitet simbolik me moton “3 Zall, 1 Cement” duke shprehur kështu pakënaqësinë për gropat në rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit.

Aktiviteti u zhvillua në rrugën “Agim Ramadani” prapa Teatrit Kombëtar, shkruan EO.

Nënkryetari i Rinisë Demokratike të PDK-së në Prishtinë, Vilson Dragusha, tha se Komuna e Prishtinës buxhetin duhet ta përdorë për gjërat bazike që ka nevojë kryeqyteti dhe të mos ketë tepricë të buxhetit duke pasur ende probleme të tilla në rrugë.

“Arsyeja e këtij aktiviteti është se ne qytetarët e Prishtinës po kemi shumë probleme, si në rrugë, trotuare për kalim, andaj ne e lusim Drejtorinë e Infrastrukturës dhe kryetarin e Komunës që të merren më shumë me punët e kryeqytetit dhe fondet t’i delegojnë në vendin e duhur, e jo të ketë gjithmonë mungesë tëpunimeve dhe të ketë tepricë të buxhetit deri në 20 milionë euro në vit”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz