26 vjetori i themelimit të AAK’së, Haradinaj: 26 vite bashkë me qytetarët, Aleanca vazhdon fuqishëm drejt fitoreve të reja
dp

Lexo edheNATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane: Aftësitë e mbrojtjes mbeten të paprekura

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 26-vjetorit të themelimit të partisë, ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit ndër vite.
Haradinaj ka shprehur mirënjohje për besnikërinë ndaj vizionit për kombin dhe shtetin, duke theksuar se Aleanca ka kaluar bashkë me qytetarët nëpër gëzime dhe sfida, pa u dorëzuar asnjëherë.
Ai ka bërë të ditur se Aleanca do të vazhdojë fuqishëm angazhimin politik në muajt maj e qershor, si dhe në vitet që vijnë, me synimin për fitore të reja dhe forcim të shtetit të Kosovës.

Lexo edheNATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane: Aftësitë e mbrojtjes mbeten të paprekura
“Jemi më të mirët. Me ju, për shtetin. Me Kosovën, me Aleancën, përjetësisht”, ka deklaruar Haradinaj.