back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaJetëKuriozitete2025, ndër vitet më të nxehta ndonjëherë, raporti i OKB-së: E pamundur...

2025, ndër vitet më të nxehta ndonjëherë, raporti i OKB-së: E pamundur të kufizohet ngrohja globale

Të ngjajshme

Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për...

Po i ndjek hapat e babait, djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë me Realin

Dinastia e Marcelos në futboll do të vazhdojë. Kjo për...

Nis auditimi për barnat, MSh furnizon komunat vetëm 35%

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në kuadër të zbatimit...

Djali i Maldinit zyrtarizohet te Lazio

Daniele Maldini, djali i legjendës së Milanit, Paolo Maldini...

Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 2025 të jetë në rrugë për t’u renditur në mesin e viteve më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, thanë Kombet e Bashkuara, duke theksuar se ky trend ende ka gjasa të ndalet.

Ndërkohë, edhe pse ky vit nuk do të kalojë 2024 si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ai do të renditet i dyti ose i treti, duke mbyllur një dekadë me nxehtësi të paprecedentë, tha Agjencia për klimën dhe motin e OKB-së në një raport të publikuar, teksa udhëheqësit botërorë u mblodhën në Amazonën braziliane përpara Samitit të Klimës COP30 të OKB-së që do të mbahet javën e ardhshme.
Këto zhvillime “nënkuptojnë se do të jetë praktikisht e pamundur të kufizohet ngrohja globale në 1.5 gradë Celsius në vitet e ardhshme pa kaluar përkohësisht objektivin e Marrëveshjes së Parisit”, tha shefja e Organizatës Botërore Meteorologjike, Celeste Saulo, duke i drejtuar liderët në Belem, në veri të Brazilit.

Marrëveshja e klimës e Parisit, e arritur më 2015, kishte për qëllim kufizimin e ngrohjes globale në më pak se dy gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, dhe deri në 1.5 gradë Celsius, nëse do të ishte e mundur.
Saulo insistoi se përderisa situata është e rënduar, “shkenca është e qartë se është krejtësisht e mundur dhe thelbësore që të zbriten temperaturat në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit”.
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, e ka cilësuar mosarritjen e qëllimit për temperaturën si “dështim moral”.
Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, shefi i shkencëtarëve të klimës në OKB, Chris Hewitt, tha se “ende nuk e dimë se për sa kohë do të jemi mbi 1.5 gradë Celsius”.
“Kjo varet nga vendimet që marrim tani… Pra, kjo është një nga sfidat kryesore të COP30”.
Por, udhëheqësit ende nuk kanë përmbushur zotimet nga Marrëveshja e Parisit.
Tashmë, vitet ndërmjet 2015 dhe 2025, individualisht kanë qenë më të nxehtët që kur ka nisur vëzhgimi i motit 176 vjet më parë, tha OKB-ja.
Vitet 2023, 2024 dhe 2025 janë në krye të listës.
Në raportin e Agjencisë për klimën dhe motin temperatura afër tokës – rreth dy metra mbi tokë – gjatë tetë muajve të këtij viti ishte në një mesatare prej 1.42 gradë Celsius mbi mesataren e kohës para-industriale.
Në të njëjtën kohë, përqendrimet e gazrave serë që mbajnë nxehtësinë në atmosferë dhe nxehtësia në oqeane vazhduan të rriten, duke arritur nivele më të larta se ato të vitit 2024, u tha në raport.
Raporti i OKB-së tha se ndikimi i rritjes së temperaturave mund të vërehet në shtrirjen e akullit në detin në Arktik, që pas ngrirjes gjatë dimrit të këtij viti, do të jetë më i ulëti i regjistruar ndonjëherë.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara gjithashtu përmendi ngjarje të motit ekstreme që ndodhën gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, nga përmbytjet shkatërruese, te nxehtësia e ashpër dhe zjarret e egra, me “pasoja të rënda për jetën, jetesën dhe sistemet ushqimore”./REL

Të Fundit

Sport

ShowBiz