back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShqiptare200 lekëshi tashmë monedhë, me fytyrën e Nënë Terezës! Ja si do...

200 lekëshi tashmë monedhë, me fytyrën e Nënë Terezës! Ja si do të duket! (FOTO)

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Një monedhë e re pritet të zëvendësojë 200 lekëshin prej letre.

Banka e Shqipërisë ka treguar sesi do të duket monedha e emetuar në vitin 2012, që do të mbajë portretin e Nënë Terezës. Kjo si shenjë përkujtimore për shenjtoren që ka lënë gjurmë në historinë e kombit shqiptar dhe në mbarë botën.

Në qendër të monedhës qëndron një pëllumb në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, është blu, e njëjtë me atë të shamisë së Nënë Terezës, në pamjen pas të monedhës.

Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve.

Në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portret shkruhet “NËNË TEREZA” dhe vitet e lindjes e të vdekjes. Poshtë portretit shkruhet emri i lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe poshtë “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz