BallinaLajme167 km/orë në vend të 50 km/orë – 5 vjet burg dhe...

167 km/orë në vend të 50 km/orë – 5 vjet burg dhe dëbim për kosovarin

Të ngjajshme

UEFA zgjedh lojtarët e ndeshjes në dy takimet sonte

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zgjedhur...

​LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë...

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf...

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri

Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës...

Me një makinë sportive me 612 kuaj fuqi, a tëbotë 21-vjeçari  u përplas me makinën e një 43-vjeçareje, e cila vdiq 40 orë pas përplasjes

Gjykata Administrative e Düsseldorf-it ka mbështetur dëbimin e të ashtuquajturit “raser i Moers-it”. Kosovari 28-vjeçar nga Duisburgu duhet të dëbohet në Kosovë pasi të vuajë dënimin e tij me pesë vjet burg, transmeton albinfo.ch. Gjykata e hodhi poshtë ankesën e tij kundër urdhrit të dëbimit të lëshuar nga qyteti i Duisburgut.

28 vjeçari ishte dënuar në vitin 2023 për një garë të paligjshme rrugore fatale. Të dielën e Pashkëve 2019, ai kishte kaluar me shpejtësi nëpër Moers me një makinë sportive me 612 kuaj fuqi – me 167 km/orë në një zonë 50 km/orë. Atëbotë 21-vjeçari  u përplas me makinën e një 43-vjeçareje, nënë e dy fëmijëve. Gruaja vdiq 40 orë pas përplasjes.

Gjykata sheh “interes veçanërisht bindës për dëbim”

Gjyqtari Dennis Weishaupt e justifikoi vendimin duke përmendur një “interes veçanërisht bindës për dëbim” për shkak të dënimit. Për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, kosovari nuk kishte patentë shoferi në kohën e aksidentit dhe iku nga vendi i ngjarjes pa e ndihmuar gruan e plagosur rëndë.

Kosovarit të dënur  iu diagnostikua tipare personaliteti narcisiste dhe antisociale, përcjell albinfo.ch. Këta faktorë luajtën një rol në vlerësimin e gjykatës.

Edhe më tutje mund të paraqitet ankesë kundër vendimit. Gjykata e Lartë Administrative për Landin e Rhine-Westfalisë Veriore do të vendosë më pas për ankesën. /Albinfo.ch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz