back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajme15 familjarë bëhen ‘copa’ për pronë në Rahovec, përfshihen edhe gratë

15 familjarë bëhen ‘copa’ për pronë në Rahovec, përfshihen edhe gratë

Të ngjajshme

Horoskopi ditor, e shtunë 6 shtator 2025

Dashi Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate...

Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ sot mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen...

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sot mbush 26 vjet nga themelimi...

Trump riemërton Pentagonin në Departament të Luftës përmes një urdhri ekzekutiv

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv...

Një rrahje masive ka ndodhur mes disa familjarëve (të cilët jetojnë ndaras), mbrëmë në Rahovec. Në rrahje janë përfshirë 15 persona, në mesin e tyre edhe 3 gra. Shumë nga ta kanë pranuar ndihmë mjekësore, tre janë ndaluar në Spitalin e Gjakovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, e disa të tjerë më urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Rrahja masive mes familjarëve dyshohet se ka ndodhur për shkaqe pronësore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë rajonale të Gjakovës “Lirije Podrimaj”.

“Po është e vërtetë që ka ndodhur. Rrahja është raportuar në stacionin policor mbrëmë rreth orës 19:56, ka ndodhur në rrugën “Haxhi Sharku” në Rahovec. Të gjithë janë familjarë mes vete por që jetojnë ndaras . Në rrahje janë përfshirë 15 persona. 3 persona janë ndalë në spitalin e Gjakovës për trajtim të mëtutjeshëm, të tjerët janë liruar për në shtëpi. Sipas mjekëve, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, konfirmoi Podrimaj për Gazetën Sinjali.

Podrimaj tha se në rrahje janë përshirë edhe tri gra. Ndërsa pas intervistimit, janë ndaluar për 48 orë 6 persona.

“Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta”, përfundoi Podrimaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz