11-vjeçarja vetëvaret brenda banesës
03
Lexo edheDy të rinjtë shqiptarë dënohen me 38 vjet, Iliqi që vrau Almirin me 6 vite burg
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.
Një vajzë vetëm 11-vjeçe është dërguar pa shenja jete në spitalin e qytetit nga familjarët e saj.
Familjarët e të miturës, siç mësohet kanë deklaruar në spital se e kishin gjetur vajzën të vetëvarur brenda banesës.
Në gjendje shoku ata e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit, por mjekët nuk kanë mundur t’i vinin në ndihmë, pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Lexo edheDy të rinjtë shqiptarë dënohen me 38 vjet, Iliqi që vrau Almirin me 6 vite burg
Pritet që trupi i 11-vjeçares t’i nënshtrohet tashmë ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes, raporton Ballkan Web.
Nuk dihen ende motivet që mund ta kenë çuar të miturën drejt aktit ekstrem të vetëflijimit.
Polica e Vlorës po heton për ngjarjen në fjalë.