BallinaLajme10 zyrtarë të shtetit u arrestuan dhe 400 mijë euro u konfiskuan

10 zyrtarë të shtetit u arrestuan dhe 400 mijë euro u konfiskuan

Të ngjajshme

Tragjike: Një grua në Gjakovë vdes pasi ra nga Ura e Moglicës

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

“Jemi vetëm shokë” – Selin futet në mes të çiftit Brikena-Mateo?

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se është vënë...

Sassuolo e nis mbarë pjesën e dytë, barazon rezultatin ndaj Juventusit

Sassuolo ka arritur të shënojë golin e barazimit ndaj...

Gallapeni shkëlqen në fitoren e Wisla Plock, i bën dy asistime

Pikërisht para ndeshjes së madhe të Kosovës, ylli i...

12 persona janë arrestuar sot në aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua në disa komuna të vendit, 10 prej tyre zyrtarë të shtetit.

Këto detaje janë bërë të ditura në një konferencë të përbashkët për media të Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi dhe Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Lumezi tha se këtë aksion janë sekuestruar rreth 400 mijë euro, disa vetura dhe laptopë.

“Kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave, vetura laptopë. Janë arrestuar 12 persona, 10 janë persona zyrtarë dhe dy janë qytetarë të Republikës.

Për shumën janë konfiskuar dikund rreth 400 mijë euro”, u shpreh ai.

Tutje Lumezi bëri të ditur se grumbullimi i informacioneve ka filluar që nga janari.

“Pas ndërmarrjes së këtyre masave kemi marrë vendim që të marrim urdhër për bastisje. Pas marrjes së urdhrit nga gjyqtari i procedurës paraprake, kemi bërë bastisjen e lokaleve ku gjatë bastisjeve e kemi arsyetuar kërkesën për kryerjen e tyre”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz