Mosmarrëveshja përfundoi me një të plagosur në një lokal të Prishtinës, policia jep detaje
dp

Lexo edheNë gjendje të dehur u kërkonte para familjarëve, i dyshuari arrestohet për dhunë psikike në Gjakovë

Një person ka pësuar lëndime trupore dje pasi u plagos nga një i dyshuar në një lokal në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, e gjitha kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
Viktima tashmë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Lexo edheNë gjendje të dehur u kërkonte para familjarëve, i dyshuari arrestohet për dhunë psikike në Gjakovë
“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë / 05.09.2026 – 03:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (m/k), pas një mosmarrëveshje, në një lokal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (m/k). Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.