BallinaLajmeSot u arrestuarn 12 persona, aksioni i Policisë pritet të vazhdojë edhe...

Sot u arrestuarn 12 persona, aksioni i Policisë pritet të vazhdojë edhe nesër në një ministri

Të ngjajshme

Vrasja tragjike në Klinë: Caktohet masa e ndalimit 48-orëshe për të dyshuarin

Prokuroria Themelore dhe Policia e Pejës kanë njoftuar se...

Rooney tregoi se kundër cilit lojtar e urrente të stërvitej

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka rrëfyer se...

Arrestohet personi që goditi gruan në Ferizaj

I dyshuari M.S. për rrahjen e një gruaje në...

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

12 persona janë arrestuar sot në aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua në disa komuna të vendit, 10 prej tyre zyrtarë të shtetit.

Këto detaje janë bërë të ditura në një konferencë të përbashkët për media të Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi dhe Policisë së Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi, ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë në ditët në vijim.

E Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se aksioni i Policisë pritet të vazhdojë edhe ditën e nesërme.

Sipas burimeve, policia nesër pritet të “trokas” në një nga ministritë e Qeverisë së Kosovës, pasi dyshohet se zyrtarë të caktuar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kujtojmë se Prokurori i shtetit bëri të ditur se sot janë sekuestruar rreth 400 mijë euro, disa vetura dhe laptopë.

Periudha e veprimtarive kriminale të pretenduar është mes viteve 2020-2021. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz