S’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë për nesër
dp

Lexo edheFaton Peci largohet nga drejtimi i Guxo-s në Mitrovicë, ky është kryetari i ri i degës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bën të ditur se për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Lexo edheFaton Peci largohet nga drejtimi i Guxo-s në Mitrovicë, ky është kryetari i ri i degës