back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajme1 vit burg për të miturin që sulmoi gruan rome në Ferizaj

1 vit burg për të miturin që sulmoi gruan rome në Ferizaj

Të ngjajshme

Ishte afër Real Madridit, Firmino tregon se pse dështoi marrëveshja: Dy herë i refuzova

Roberto Firmino u paraqit në një intervistë dhe zbuloi...

“21 janari”, Meta përfundon dëshminë në SPAK

Ish-presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në...

“88% e votuesve të regjistruar nga disaspora për votim me postë kanë pranuar fletëvotimet”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pothuajse ka përfunduar dërgimin...

SRKEK paralajmëron protestë në Kosova B: Pa punëtorë nuk ka energji

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të...

Gjykata Themelore në Ferizaj, e ka dënuar me 1 vit burgim të miturin që sulmoi gruan rome në këtë qytet.

Gjykata Themelore e Ferizajt, përkatësisht Departamenti për të Mitur, ka dënuar me 1 vi burgim të pandehurin B.T., shkruan lajmi.net.

Gjykata ka bërë të ditur se, i pandehuri B.T., dënimin do ta vuaj në institucionin edukativo-korrektues.

“Gjyqtari për të Mitur – Kadrije Goga Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të përgjegjësisë penale nga i pandehuri – i mituri, për veprën penale me të cilën e ngarkon propozimi i prokurorisë, të miturit i shqiptoi masën edukative – dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një (1) viti, ndërsa me aktvendim të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Njoftimi i plotë i Gjykatës pa ndërhyrje:

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, më 8 korrik 2019 shpalli aktvendim ndaj të pandehurit \ i mitur B.T, i cili sipas propozimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shqiptimin e burgut për të mitur, ka kryer veprën penale sulmi nga neni 184 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari për të Mitur – Kadrije Goga Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të përgjegjësisë penale nga i pandehuri – i mituri, për veprën penale me të cilën e ngarkon propozimi i prokurorisë, të miturit i shqiptoi masën edukative – dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një (1) viti, ndërsa me aktvendim të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

I pandehuri/i mitur, më 31 maj 2019 në Ferizaj, në rr.”Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në sheshin e qytetit para postës, derisa e dëmtuara Z.S ishte duke ecur, pas asnjë arsye e sulmon duke e goditur fillimisht mbrapa me grusht në kokë nga e cila goditje e dëmtuara rrëzohet pastaj i mituri në mënyrë të paskrupullt e godet me shkelma në fytyrë, pra i mituri me dashje e ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës i motivuar për shkak të kombësisë së të dëmtuarës dhe ndikimet nga rrjetet sociale. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz