back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaOpinione1 tetori i vitit 1997, një ngjarje me rendësi në historinë e...

1 tetori i vitit 1997, një ngjarje me rendësi në historinë e Kosovës

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Universiteti i Prishtinës është institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosove, i cili është themeluar më 15 shkurt të vitit 1970, ndërsa 15 shkurti u shpall dita e Universitetit të Prishtinës. Megjithëse një universitet i ri në kontekst të universiteteve me histori qindvjeçare, përvoja e hidhur historike nuk i ka munguar aspak. Studentët e Universitetit të Prishtinës përjetuan më shumë se askush tjetër dhunën kundër arsimit, lirisë, shprehjes së lirë, dhunës mbi institucionet akademike etj.

Prandaj mund të thuhet se roli i studentëve të Universitetit të Prishtinës për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb padyshim ishte i madh. Të kujtojmë protestat s5ërdorën nga studentët e Shkollës së Lartë Pedagogjike ishte edhe parulla Duam Universitet, Kosova Republikë, Rroftë populli Shqiptar etj. Më 1 tetor të vitit 1997 shpërthyen demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Ishte kjo një revoltë e akumuluar ndër breza e shekuj më radhe. Studentët e atij brezi u  rrahën, u maltretuan nga policia dhe armata jugosllave. Ata kishin vetëm forcën e shpirtit shqiptar, dëshirën për liri dhe pavarësi të vendit të tyre. Më rezistencën e tyre e gjithë bota u njoftua për bëmat e pushtetit shovinist serb mbi shqiptarët e Kosovës.

Studentët e Universitetit të Prishtinës shpërfaqen gjendjen kritike të popullit të tyre me ç’rast zbuluan shtypjen që po ju bëhej nga shteti shovinist serb.
1 tetori i vitit 1997, një moment kthese në historinë e Kosovës, kur studentët, profesorët dhe qytetarët i mbushen rrugët e Prishtinës. Këto demonstrata të studentëve patën e efektin e tyre të madh sepse e gjithë bota ktheu vëmendjen te Kosova, të fati i shqiptarëve dhe shembulli se si okupatori serb vepronte mbi rininë shqiptare, se si po mundohej të shtypte çdo lëvizje, e cila kërkonte drejtësi, liri e pavarësi për popullin shqiptar. Po këta studentë, ishin ata që ju bashkuan edhe radhëve të UÇK-së komandantit legjendar Adem Jasharit për çlirimin e trojeve shqiptare nga shteti shovinist serb. 

Sot pas kaq vitesh pas kërkesës që kemi bërë për vendosjen e Memorialit për Studentët e vrarë gjatë luftës në Kosovë. Këshilli Drejtues i UP-së, ka marrë vendim për mbështetjen e iniciativës tonë!
Në ditët në vazhdim ne do të dergojm kërkesë edhe në Komunen e Prishtinës për dhënien e lejes për nderimin e memorialit përkujtimor në Kampusin e Universitetit të Prishtinës!

Arben Mehmeti 
Kryetar i Unionit të Studentëve të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz