1.4 milion dollarë kontratë dhe menaxhment i ri, lëvizja e fortë e Cllevios
dp

Lexo edheJessica Alba dhe Danny Ramirez “ndezin” Miami Beach, puthje të zjarrta dhe romancë që po çmend rrjetin

1.4 milion euro kontratë muzikore dhe një menaxhim i ri.
Kjo është lëvizja e fundit e Cllevios!
Një marrëveshje milionëshe është bërë publike në rrjetet sociale, dhe në qendër të vëmendjes është Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si Cllevio. Gjatë një komunikimi “live” në TikTok, ai ka zbuluar detajet e kalimit të tij te një menaxhment i ri dhe kontratën me një kompani europiane, duke folur me shifra konkrete.
Për të realizuar këtë hap të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore, Cllevio ka zgjedhur t’i besojë një prej emrave më të njohur të showbizit tonë, Jetmir Agajt. Gjatë bisedës me ndjekësit, ai nuk i ka kursyer krahasimet e forta dhe falënderimet për menaxherin e ri të tij tashmë.
Me këtë kontratë tashmë të zyrtarizuar juridikisht, pritet të shohim se cilat do të jenë projektet konkrete që do të pasojnë nga ky bashkëpunim.

Lexo edheJessica Alba dhe Danny Ramirez “ndezin” Miami Beach, puthje të zjarrta dhe romancë që po çmend rrjetin