back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajme​IKSHPK demanton deklaratat e Albena Reshitaj

​IKSHPK demanton deklaratat e Albena Reshitaj

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat...

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka reaguar ndaj deklaratës për media të kryetares së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, e cila gjatë ditës së sotme ka thënë se nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu është thënë se nuk kanë pasur shumë përkrahje institucionale gjatë kësaj periudhe.

Instituti thotë se drejtori i Institutit Kombëtar, Naser Ramadani sot si i ftuar ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka prezentuar situatën epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë dhe është përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të komisionit.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thekson se nuk qëndron ajo që në disa portale citohet të ketë deklaruar Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi Dr Albena Reshitaj, se “Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik na u është thënë se nuk kanë pasur shumë përkrahje institucionale gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, Kosova nuk ka pas kapacitete të mjaftueshme të bëjë testime të mjaftueshme, sidomos për të riatdhesuarit.” Përkundrazi, Prof. Naser Ramadani ka deklaruar para anëtarëve të komisionit se të gjitha rekomandimet e IKSHPK janë marrë parasysh nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës dhe janë shndërruar në masa të cilat kanë pasur efekt në zbutjen dhe mbajtjen në kontroll të situatës epidemiologjike. Gjithashtu, Prof. Naser Ramadani ka deklaruar se ka pasur kapacitete të mjaftueshme të bëhen testime dhe se asnjë person që ka pasur indikacione epidemiologjike nuk ka mbetur pa u testuar. Lidhur me të gjitha këto deklarime para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, ekziston transkripti dhe dëshmitë e anëtarëve të Komisionit të pranishëm në mbledhje”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz