BallinaLajme​Policia jep detaje për therjen e avokatit

​Policia jep detaje për therjen e avokatit

Të ngjajshme

KQZ-ja sot hedh shortin për renditjen e partive në fletëvotim për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës. Kjo...

Guardiola: 19 tituj në 10 vjet nuk është keq

Pep Guardiola është trajneri i cili ka fituar çdo...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka...

Specialja ua vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit dje,...

Ngritje minimale e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Gazetën Express rreth therjes së avokatit Arlind Jupolli që ka ndodhur paraditen e së premtes në zyrën e viktimës në Qendër të Prishtinës.

Sipas Policisë, dyshimet e para që janë ngritur se version i hetimit është se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën e tij në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Policia njofton se sulmuesi fillimisht e ka goditur avokatin me shufër hekuri e më pas e ka therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“I dyshuari është identifikuar dhe policia po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tij”, ka thënë për Express zëdhënësi Agron Borovci.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në viktimën të cilit i është ofruar ndihma mjekësore nga ana e mjekeve në terren dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejme”, thotë Policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz