back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeZyrtari i LDK-së: Nëse fjalët e Lushtakut do i thoshte dikush tjetër,...

Zyrtari i LDK-së: Nëse fjalët e Lushtakut do i thoshte dikush tjetër, “adoleshentët” e PDK-së do t’u kërcenin në qafë

Të ngjajshme

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka thënë se më në fund kemi një pajtim të heshtur të strukturave partiake të PDK-së se njerëzit e tyre “po e shkatërrojnë Kosovën”. Ai më tutje tha se numri i atyre që po e shkatërrojnë PDK-në është shumëfish më i madh se 4-5 njerëz, raporton Gazeta Blic.

“Bashota e mbështet Lushtakun në akuzën se 4-5 njerëz të PDK’së po e shkatërrojnë Kosovën”, dhe këtë na e tha pikërisht njëri nga figurat kryesore të PDK-së. Plotësisht e saktë, veç se numri i tyre është shumëfish më i madh se “4-5 njerëz”, shkruan Gecaj.

Ai më tutje tha se po ta kishte thënë këtë dikush nga opozita,shoqëria civile apo mediat e jo Sami Lushtaku, , “adoleshentët” siç i quan ai anëtarët e PDK-së , ata do t’u kërcenin në qafë bash si xhelat.

“Figurat e larta (seniorët) do t’u drejtoheshin me: “ma hangsh”, “ma flladitsh”, “llapoq”, e shprehje tjera të tilla të nivelit “intelektual” PDK-ist! Megjithatë, duket se më në fund kemi një pajtim të heshtur të strukturave partiake të PDK-së se njerëzit e tyre “po e shkatërrojnë Kosovën”? “, shkruan ai.

Ai përfundoi shkrimin e tij duke thënë se nëse kanë mbetur sadopak njerëz të ndershëm, duhet të na ndihmojnë ta lirojmë këtë popull nga shkatërrimtarët e tillë!

“Nëse kjo qëndron dhe nëse në PDK kanë mbetur sadopak njerëz të ndershëm, do të ishte e udhës të na ndihmojnë që edhe përmes tyre ta lirojmë këtë popull një herë e përgjithmonë nga shkatërrimtarët e tillë!” përfundoi ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz