Zyrtarë të lartë të qeverisë nën hetime për kontrabandë me mallra
BILLI
Lexo edheRamush Haradinaj nuk “përmbahet”, sërish godet Hashim Thaçin!
Që nga vendosja e taksës 100% për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina është rritur edhe interesimi i biznesmenëve për të kontrabanduar mallra.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se janë disa zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës të cilët po hetohen nga policia për kontrabandë me mallra nga Serbia.
Emrat e zyrtarëve janë të njohur për Indeksonline, mirëpo për shkaqe të hetimeve nuk do të publikohen.
Lexo edheRamush Haradinaj nuk “përmbahet”, sërish godet Hashim Thaçin!
Hetuesit kanë thënë se zyrtarët që ndodhen në llupen e tyre kanë pozita të larta në Qeveri.
Mallrat të cilat dyshohet se po kontrabandohen janë të ndryshme dhe me vlerë të lartë./Indeksonline/