Zyrtare: SC Gjilani bëhet me drejtor të ri sportiv, ia beson punën një ish-futbollisti
dp

Lexo edheSunderlandi shkruan për Xhakën: Është i vetmi me këto statistika…!

SC Gjilani ka njoftuar opinionin publik dhe mediat se Liridon Ahmeti është emëruar Drejtor i ri Sportiv i klubit.
Ahmeti emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave në fushën e menaxhimit sportiv, teksa së fundmi ka ushtruar pozitën e drejtori sportiv te Klubi Futbollistik Vushtrria, shkruan Indeksonline
“Ky emërim vjen si pjesë e strategjisë së klubit për forcimin e strukturave drejtuese, me synim rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të klubit”, shkruhet në komunikatën e klubit gjilanas

Lexo edheSunderlandi shkruan për Xhakën: Është i vetmi me këto statistika…!