Zyrtare: Lionel Messi do të luajë në ndeshjen lamtumirëse të Carlos Tevez
dp

Lexo edheSuperkompjuteri “Opta” zbulon favoritët e Champions League pas xhiros së pestë

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në ndeshjen lamtumirëse të ish-bashkëlojtarit të tij te Kombëtarja e Argjentinës, Carlos Tevez, transmeton IndeksOnline
Lajmi tashmë është bërë zyrtar, ndërsa ky takim spektakolar pritet të zhvillohet më 20 dhjetor.
Messi dhe Tevez kanë ndarë fushën së bashku për shumë vite duke ndërtuar një miqësi të ngushtë edhe jashtë fushës së blertë.

Lexo edheSuperkompjuteri “Opta” zbulon favoritët e Champions League pas xhiros së pestë
Prezenca e tetë herë fituesit të “Topit të Artë” pritet t’i japë një dimension tjetër kësaj mbrëmjeje festive, e cila organizohet për të nderuar karrierën e bujshme të sulmuesit legjendar argjentinas.
Ky eveniment pritet të mbledhë edhe shumë emra të tjerë të njohur të futbollit botëror që kanë luajtur përkrah Tevezit gjatë karrierës së tij te klube të mëdha si Boca Juniors, Manchester United, Manchester City dhe Juventus. /Indeksonline/