ZYRTARE: Kosova publikon listën, Challandes me plot befasi
BILLI·

Trajneri Bernard Challandes e ka bërë gati listën për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, më 7 dhe 10 qershor respektivisht.
Ka disa risi nga hera e kaluar me mbrojtësin Florent Hadërgjonaj dhe mesfushorin Anel Rashkaj që do të grumbullohen me “Dardanët”.
Pos këtyre dy emrave, tekniku zvicerian ka befasur me disa lojtarë të tjerë si Ibrahim Dresheviq, Yildren Ibrahimaj dhe Elbasan Rashani, shkruan lajmi.net.
Mesfushorët Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu janë të lënduar.
Lexo edheLladrovci mendon se këta dy futbollistë të Feronikelit, janë më afër Përfaqësueses së Kosovës















