Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës së parë profesionale me supertalentin Reggie Walsh, vetëm pak ditë pasi 17-vjeçari hyri në historinë e futbollit evropian si debutuesi më i ri ndonjëherë në UEFA Champions League.
Mesfushori i lindur në Angli është produkt i akademisë së njohur të “Bluve të Londrës” dhe ka bërë përshtypje të mëdha me paraqitjet e tij në ekipet e moshave, duke fituar shpejt besimin e trajnerit dhe stafit teknik të ekipit të parë, shkruan IndeksOnline.
Debutimi i tij historik në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve shënoi një moment të veçantë për klubin, që vazhdon të investojë fuqishëm te lojtarët e rinj të akademisë.
Nënshkrimi i kontratës profesionale është një tjetër hap i madh për Walsh, i cili konsiderohet si një nga talentet më premtuese të brezit të ri në futbollin anglez.