Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas kësaj qendre, pritjet tek pika kufitare e Dheut të Bardhë janë zvogëluar krahasuar me gjendjen që ishte mëngjesin e sotëm.
Atje, qytetarëve iu duhet të presin deri në një orë në hyrje si dhe dalje të Kosovës, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, ato zgjasnin deri në dy orë.
Në pikën tjetër kufitare, atë të Muçibabës janë regjistruar pritje deri në 40 minutëshe për të hyrë në Kosovë.
Situatë më e mirë raportohet në të gjitha pikat tjera me pritje nga 5 deri në 15 minuta.
