Sulmi ndaj infermieres në Prishtinë, reagon drejtori i Shëndetësisë: E papranueshme
dp

Lexo edheNëntë persona arrestohen në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, aksioni lidhet me “Grupin e intelektualëve”

Gashi e ka dënuar fuqishëm rastin, duke e cilësuar të papranueshëm çdo sulm ndaj profesionistëve shëndetësorë gjatë ushtrimit të detyrës.
“Sulmi ndaj profesionistëve që janë në detyrë për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për qytetarët është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë”, thuhet në reagim.
Sipas tij, rasti është raportuar dhe po trajtohet nga Policia e Kosovës dhe organet kompetente.
Drejtoria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një rast të izoluar dhe se shërbimet shëndetësore në terren do të vazhdojnë normalisht.

Lexo edheNëntë persona arrestohen në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, aksioni lidhet me “Grupin e intelektualëve”
“Siguria dhe dinjiteti” i profesionistëve shëndetësorë, sipas Drejtorisë, mbeten të panegociueshme.