Arrestohet 23-vjeçari kosovar në Mikonos, akuzohet për përdhunimin e një 18-vjeçareje italiane

Një rast i rëndë i një përdhunimi të dyshuar po hetohet nga autoritetet policore greke në Mikonos, pas denoncimit të një turisteje 18-vjeçare italiane, i cili çoi edhe në arrestimin e një 23-vjeçari, shtetas i Kosovës.
Sipas dëshmisë së 18-vjeçares para autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në një shezlong në një beach bar të njohur të ishullit, ku ajo ndodhej bashkë me 23-vjeçarin.
CNN-i grek, duke u thirrur në raportimin e “Cyclades24”, thotë se turistja e re dyshohet se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe, sipas asaj që deklaroi në dëshminë e saj, ndodhej në një gjendje në të cilën nuk ishte në gjendje të rezistonte.
Sipas denoncimit të saj, 23-vjeçari dyshohet se ka përfituar nga gjendja e saj dhe ka kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.

Lexo edheMusliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja
Pas denoncimit, policia nisi hetimet për lokalizimin dhe identifikimin e personit të cilin e kishte përmendur 18-vjeçarja.
“Autoritetet arritën ta identifikojnë 23-vjeçarin, shtetas i Kosovës, i cili u lokalizua në zonën e Platis Gialos dhe u arrestua”, raporton CNN.
I arrestuari pritet të dalë para autoriteteve kompetente të prokurorisë, ndërsa rasti tashmë është në duart e drejtësisë.












