BallinaLajmeZvicra, lider në botë për produkte bio

Zvicra, lider në botë për produkte bio

Të ngjajshme

Brikenën e “tradhëton” fustani, zbulon aksidentalisht të pasmet

Prime-i i mbrëmshëm në BBVA u takoi Brikenës dhe...

Ndërrim komande në KFOR: Hetényi merr drejtimin e batalionit taktik rezervë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, kryesoi ceremoninë e...

I dyshuari e kërcënon taksistin me thikë, ia grabit 15 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull, taksist...

Produktet organike janë duke u bërë gjithnjë e më të kërkuara në Zvicër. Vitin e kaluar numri i fermave organike është rritur ndjeshëm. Ndërkohë që asnjë vend për kokë banori në mbarë botën nuk investon më shumë para për produktet organike sesa në Zvicër.

Vitin e kaluar 378 biznese janë regjistruar me “Bio Suisse” që nuk mbahet mend që prej viteve ’90. Një total prej 6144 prodhuesish janë duke punuar sipas udhëzimeve të “Bio Suisse”, njoftoi organizata për bujqësi organike, përcjell albinfo.ch.

Shitjet e produkteve organike u rriten me 7.8 për qind në 2.505 miliardë franga zvicerane, duke arritur në 8.4 për qind pjesën e saj më të lartë të tregut. Në Zvicrën perëndimore shitja është rritur mbi mesataren.

Produktet organike më të shitura gjatë viti 2016 ishin vezët, perimet e freskëta dhe bukët, të cilat përbëjnë një pjesë tregu prej mbi 20 për qind. Sipas “Bio Suisse”, prodhimi është më i lartë për kokë banori në mbarë botën. Gjysma e konsumatorëve blejnë çdo ditë ose disa herë në javë produkte organike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz