back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeEgjiptianë e romë në Istog, të painteresuar për regjistrim

Egjiptianë e romë në Istog, të painteresuar për regjistrim

Të ngjajshme

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Sipas statistikave të fundit të regjistrimit të popullatës, llogaritet se komuniteti egjiptian përbënë rreth 5 për qind të numrit të banorëve në Istog, derisa komuniteti rom 0.11 për qind.

Në numër të përgjithshëm, sipas shefit të Zyrës për komunitete, Rasim Mamutoviq, në Istog, aktualisht llogaritet se jetojnë rreth 1 mijë e 600 egjiptianë e romë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Mamutoviqit, në këtë komunë nuk ka komunitet ashkali. Mirëpo, ky numër që e ka kjo zyrë nuk është pasqyrë reale me numrin e banorëve të këtyre 2 komuniteteve në këtë komunë, pasi ka mjaft prej tyre që nuk janë fare të regjistruar.

Regjistrimi i jo të gjithë qytetarëve të komunitetit egjiptianë dhe romë, që jetojnë në Istog, mbetet edhe më tej një çështje shqetësuese për institucionet e kësaj komune.

Për t’i inkurajuar familjet e këtyre komuniteteve që t’i regjistrojnë familjarët e tyre të paregjistruar, Komuna e Istogut për të tretin vit radhazi ka hapur dyert e ofiqarisë gjatë muajit prill për regjistrim falas të këtyre komuniteteve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz